Categories Showbiz

Flet për herë të parë Angelina Jolie, zbulon arsyen dhe flet për fëmijët

Angelina Jolie ka folur për herë të parë lidhur me divorcin nga Brad Pitt. Aktorja ka sqaruar shumë detaje, duke e lidhur gjithçka me 6 fëmijët e çiftit, në intervistën e fundit për “Vogue India”.

Jolie ka rrëfyer se vendimi mbi divorcin ka ardhur për hir të mirëqënies së fëmijëve, dhe i gjithë fokusi i saj tashmë janë ata.  “Unë u ndava për mirëqenien e familjes time. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqëndrohem te ta”, u shpreh aktorja. Ajo nuk ka lënë pa përmendur heshtjen pas ndarjes, duke treguar se si media ka ndikuar në këtë pjesë të jetës së saj, në raport me fëmijët.

“Disa kanë përfituar nga heshtja ime, dhe fëmijët shohin gënjeshtra për veten e tyre në media, por unë u kujtoj atyre që ata e dinë të vërtetën. Në fakt, ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë”, ka shtuar më tej Angelina. Aktorja është shprehur se ndihet shumë me fat që është nënë e dy djemve të birësuar.

Ajo ka treguar se me djemtë nuk flet asnjëherë për shtatzëni, por përshkruan gjithmonë momentin kur i pa për herë të parë. “Fjalët ‘jetimore’ dhe ‘birësim’ janë terma shumë të dashur për familjen tonë”, ka shpjeguar Jolie. Aktorja ka thënë se më shumë se kurrë është fokusuar tek rritja e fëmijëve tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME