Categories Lajme

Flet shqiptari që ndihmoi gjermanët: “I thashë jam nga Kosova, ai filloi të qajë…” U gëzuan

Lulzim Hajdaraj bashkë me vëllanë e tij Gëzimin, udhëtuan nga Këlni, drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë, për t’u ardhur në ndihmë personave që u dëmtuan jashtëzakonisht nga përmbytjet që kanë përfshirë Evropën.

Lulzimi tha se të dielën në orët e vona të mbrëmjes janë kthyer në shtëpi, pas qëndrimit në qytetin i cili sipas tij, ishte përmbytur pothuajse i tëri. “I thashë jam nga Kosova, ai filloi të qajë…”, flet shqiptari që iu ndihmoi gjermanëve pas vërshimeve. “Ne shkuam në mëngjes dhe pritem gjatë në kolona për të hyrë në qytet”, tha Hajdaraj.

Tutje, ai tha se me të arritur në qytet bashkë me vëllanë, kanë pyetur se kush ka nevojë për ndihmë në pastrimin e banesave dhe lokaleve, të cilat siç thotë Lulzimi, ishin dëmtuar dhe mbushur me baltë.

“Në katet e para, podrumet ishin të prishura, kishte shumë baltë. Ne iu ndihmuam t’i hedhim jashtë të tëra. Ishte trishtim të shohësh ashtu një qytet të tërë të shkatërruar”, tha shqiptari nga fshati Abri i komunës së Drenasit. Ndër të tjerash, Lulzimi tregoi se gjermanët ishin gëzuar që këta dy vëllezër shqiptarë kishin marrë rrugë nga Këlni për t’iu dalë në ndihmë.

“Ata u gëzuan që ne nuk e kishim harruar ndihmën e tyre që ata e kanë bërë në kohën e luftës dhe atë që shteti gjerman bën edhe sot. Një banor tjetër që e takuam na pyeti nga jeni, dhe ne i treguam që vijmë nga Kosova dhe kemi ardh t’iu dalim në ndihmë për këtë katastrofën që ka ndodhur. Ai filloi të qajë dhe tha disa herë ‘faleminderit nga ju që po na bashkoheni në këto momente të vështira”.

Në fund, Lulzimi tha se ai dhe vëllai i tij dëshiruan të kontribuojnë edhe më tepër por për shkak të biznesit që kanë në Këln, duhet të vazhdonin punën. Po ashtu, ai theksoi se bashkë me ta, ishte edhe një shqiptar, banor i qytetit Bad Neunar, i cili ndihmoi vëllezërit kosovarë.

Të paktën 157 njerëz raportohet të kenë v dekur nga përmbytjet, duke përfshirë katër zjarrfikës. Rreth 31 persona kanë vdekur në Belgjikë. Mijëra njerëz janë të zhdukur, por shumë prej tyre janë gjetur.

Në qytetin Bad Neuenahr në rajonin Ahrweiler të Rhineland-Palatinate, banorët (edhe shqiptarët) kanë filluar një operacion të pastrimit, duke hequr baltë nga rrugët dhe grumbuj mbeturinash./ KlanKosova

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME