Categories Lajme

“Klareta” bënte namin në Facebook/ 29 vjeçari hiqej si femër, i zhvati një emigranti në Itali 9 milionë lekë të vjetra

Me emrin ” Klareta Shaba ” dhe me foton e kësaj vajze në facebok, 29 vjeçari Eri Mulleti akuzohet se mashtroi një emigrant shqiptar i cili jeton në Itali dhe që ju zhvaten gati 9 milionë lekë.

Shenjestra e tij ka besuar deri në fund se po fliste me një vajzë të interesuar për lidhje serioze, deri ditën kur udhëtoi drejt Tiranës për ta takuar, por e reja u zhduk pa asnjë gjurmë.

Hetimi i nisur në Pogradec dhe i deleguar për gjykim në kryeqytet , zbuloi se si shtetasi me inicialet A.A njohu virtualisht Klaretën të cilën për shkak të kufizimeve të pandemisë e pati të pamundur ta takonte për më tepër se një vit.

Dosja që Top Channel disponon tregon se si Mulleti, një i ri në vështirësi ekonomike dhe i papunë hapi profil facebook me mbiemrin e gjyshes dhe emrin e një të njohure, fillimisht tha ai sa për lojë dhe për të parë çfarë ndodhte në boten virtuale, por që shumë shpejt e ktheu në burim të ardhurash.

“Klareta” ju prezantua emigrantit si një pronare butiku në Tiranë e më pas javë pas jave ata u lidhën virtualisht deri ditën kur ‘ajo’ i kërkoi ndihmë mbasi kishte të ëemën sëmurë. Në komunikimet telefonike zëri i mashtruesit imitonte zërin e një vajze.

‘Kam besuar deri në fund se po flisja me një femër’ thotë në denoncim emigranti i cili pas kërkesës së parë , u tregua i gatshëm dhe dhuratën e parë me vlerë 400 euro ja nisi në emër të të ëmës.

Më tej nëna dhe gjyshja e mashtruesit tërhiqnin shumat në llogaritë e tyre respektive- mbasi i riu mashtrues i njoftonte se ia kishte nisur një shok.

Por kur emigranti u kthye në Pogradec dhe u përpoq ta takonte Klaretën ajo bllokoi çdo kanal komunikimi , çka e ka bindur atë se çdo gjë ishte një mashtrim dhe ai duhej të shkonte në polici.

Marrë nga Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME