Categories Lajme

Foka mesdhetare, banorja më e re e parkut kombëtar detar “Karaburun-Sazan”

Konfirmohet prezenca e fokës mesdhetare si banore e Parkut Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan.

Ministri i Turizmi dhe Mjedisit, Blendi Klosi e ka cilësuar praninë e fokës mesdhetare si një sukses, pasi sipas tij, është produkt i përpjekjeve mbi 10-vjeçare në funksion të mbrojtjes së habitateve dhe specieve me rëndësi të parkut.

Pas një monitorimi shkencor për 5 vite radhazi, kamerat kurth të instaluara në parkun detar, dokumentuan prezencën e fokës mesdhetare në njërën prej shpellave të monitoruara, ku qëndron për strehim dhe ushqim.

“Ky sukses është produkt i përpjekjeve mbi 10-vjeçare në funksion të mbrojtjes së habitateve dhe specieve me rëndësi të parkut. Me mbështetjen e UNDP Albania dhe “MedFund”, specialistët tanë arritën të fotografojnë banoren më të re të këtij parku”, theksoi Ministri Klosi.

Foka e Mesdheut, apo siç njihet latinisht: “Monachus monachus” është një lloj foke që i takon familjes “Phocidae”. Në vitin 2016, është llogaritur të ketë më pak se 700 individë të gjallë të këtij lloji, të vendosur në tre apo katër nënpopullata të zolura në Detin Mesdhe (posaçërisht në Detin Egje), arkipelagun e Maderias dhe në arkipelagun Ras Nouadhibou në verilindje të Oqeanit Atlantik. Besohet të jetë lloji më i rrallë i fokave në botë dhe tashmë kjo lloj foke ka vizituar edhe vendin tonë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME