Categories Lajme

Nga filozofia, në modë/ Historia e emigrantes, hapi shtëpi mode në Shqipëri që njihet në të gjitha vendet europiane

Shumë emigrantë, janë kthyer në Shqipëri dhe kanë ngritur sipërmarrjen e tyre mbi bazën e përvojës dhe eksperincës që kanë fituar në vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, solli shembullin e Brunës, që është diplomuar në Itali për Filozofi por me një pasion të madh për modën, ajo u kthye në Shqipëri për të krijuar një shtëpi mode.

“Prej tre vitesh tashmë prodhon veshje, në një mjedis ku përfshihen zyrat e dizajnit dhe modelimit e deri tek prerja, qepja dhe së fundmi përgatitja për eksport”, shprehet Shalsi.

Bruna e ka të regjistruar markën e saj në Itali dhe njihet në të gjitha vendet europiane.

Shalsi thekson se, “i gjithë prodhimi shkon për eksport në Itali dhe është në nivel të ngjashëm prodhimi me shumë kompani të tjera me emër në tregun italian”.

Gjatë një vizite në biznesin e Brunës, ministri thotë se fokusi i bashkë diskutimit ishte kapërcimi i vështirësisë nga situata e krijuar nga pandemia, si edhe problematikat që kishte hasur me gjetjen e punonjësve të kualifikuar.

“Dëgjova me kënaqësi planet e Brunës për zgjerimin e gamës së produkteve duke futur në treg edhe veshjet sportive”, tha Shalsi, ndërsa u shpreh se lehtësitë fiskale që ka ndërmarrë qeveria për biznesin dhe politikat mbështetëse janë një nxitje për sipërmarrjet e reja dhe rritjen e të punësuarve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME