Categories Lajme

FOKUS – ”Deep fake” kërcënimi i ri dhe i frikshëm mediatik

”Deep fake” është një kërcënim i ri dhe i frikshëm, që në të ardhmen rrezikon shndërrimin e ekosistemit dixhital në një botë ku, të dallosh të vërtetën nga e rremja, do të jenë gjithnjë e më të vështira. Pasojat e mundshme të përdorimit të tij të paligjshëm janë shqetësuese. Ju mund të krijoni një video false, ku politikanët dhe figurat publike bëjnë deklarata me një peshë të caktuar. Krijimi i një videoje false, por krejtësisht të besueshme dhe përhapja e saj përmes internetit rrezikon të heqë bastionin e fundit të realitetit. Videot e rreme janë në gjendje të shndërrohen në një armë të rrezikshme dhe efektive për të krijuar një lajm të rremë për të manipuluar opinionin publik.

Teknika lejon përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbivendosur një fytyrë të ndryshme në fytyrën e një personi në një video, duke krijuar kështu një shkëmbim identiteti. ”Deep fake” mund të dëmtojë reputacionin e njerëzve dhe kompanive, të ndërhyjë në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të sigurojë një mjet të ri për përhapjen e lajmeve të rreme.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME