Categories Lajme

Foshnjen e lën në djepin termik, prindërit i shkruajnë një letër

Një foshnjë 9-ditëshe e quajtur Luigi është braktisur këtë mëngjes në Bari në kishën e San Giovanni Battista. Prifti Don Antonio Ruccia ka instaluar një djep termik pranë kishës në bashkëpunim me Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal të Policlinico, rreth gjashtë vjet më parë  për të mirëpritur ato foshnja, të cilat për arsye të ndryshme, prindërit vendosin të mos i mbajnë.

Ky djep është instaluar pas zbulimit të trupit të pajetë të një vajze në një plazh në Monopoli. Pas gjashtë vitësh, ai djep “u mbush” për herë të parë. Telefoni i prifitit Don Antonie është i lidhur me djepin termik dhe në momentin që i ra alarmi, ai shkon tek zona ku ishte vendosur djepi dhe gjen foshnjën duke qarë.

Pranë foshnjës u gjet dhe një mbishkrim nga prindërit ku shkruhej: “Ne do ta duam atë përgjithmonë”. Prifti e dërgoi në spital për ta vizituar dhe foshnja ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Foshnja për momentin ndodhet nën kujdesin e infermierëve dhe mjekëve derisa të gjendet një familje e re për të.

Djepi termik ndodhet në Arcidiacono, pranë famullisë, i mbrojtur nga një portë gri, kangjella dhe rrethohet nga pemë me gjethe. Kur vendoset një i porsalindur pa rroba ajo aktivizohet dhe e mban fëmijën të ngrohtë, nëse fëmija është veshur shumë dhe vapa mund të ndikojë keq, djepi normalizon temperaturën automatikisht. Gjithashtu në të ndodhet dhe një sistem alarmi që paralajmëron famullinë dhe mjekët e Poliklinikës më të afërt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME