Categories Lajme

Italianët bëjnë zbulimin që do na rikthejë në normalitet

Koronavirusi deaktivizohet nga rrezet ultravjollcë sipas një studimi italian. Ky zbulimi mund të sjellë përfitime të mëdha për shkollat, për shëndetin dhe për aktivitetet tregtare, duke e rikthyer jetën e përditshme në normalitet. Mario Clerici, profesor i imunologjisë në Universitetin e Milanos dhe drejtor shkencor i fondacionit Don Gnocchi, ka folur më gjatë për këtë zbulim. Ai ka shpjeguar se virusi është më pak agresiv gjatë verës, falë rrezatimit më të madh diellor.

“Sa më shumë rreze ka në Tokë, aq më pak raste Covid-19 kemi. Këto janë të dhënat e reja që ne kemi zbuluar rreth këtij virusi gjatë këtyre javëve të nxehta. Në studimin e parë, ne vendosëm virusin në ujë, duke i ekspozuar ato në rrezet Uv-C, Uv-b dhe Uv-a. Pas disa sekondash këto rrezet zhdukën virusin”.

Mario Clerici është shprehur se ky studim është shumë i rëndësishëm. Në vjeshtë dhe në dimër mund të vendosen nëpër shkolla llamba UV të cilat sterilizojnë klasat. Këto llamba mund të sterilizojnë rrobat në dhomat e zhveshjes etj. Ato nuk mund të përdoren përballë njerëzve sepse mund të jenë toksike për lëkurë, por ekziston idea e përdorimit të llambave në klasa para dhe pas mësimit.

“Kini kujdes sepse virusi nuk ka ndryshuar dhe nuk është bërë më i lehtë, ai vazhdon të jetë i ashpër. Askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, por unë mendoj se do të jetë më pak e rrezikshme, sepse tani e kemi zbuluar se virusi mund të bombardohet me këto rreze dhe dimë si të ndërhyjmë”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME