Categories Kuriozitete, Lajme

FOTO/ Kolonia e Çafkave dhe Karabullakëve në Divjakë-Karavasta, vlerë e jashtëzakonshme për larminë biologjike

Divjakë-Karavasta mbetet kolonia më e madhe dhe më e larmishme e Çafkave dhe Karabullakëve në Shqipëri. Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) bën të ditur sot në Ditën Ndërkombëtare të Biodiveristetit rezultatet nga monitorimi në terren i kolonisë së e çafkave dhe karabullakëve.

“Kolonia po gëlon nga aktiviteti folezues. Monitorimi i saj, nga ajri me dron dhe nga toka me teleskop e dylbi, tregon se kolonia ka nisur aktivitetin që prej muajit prill me folezimin e njëpasnjëshëm të Çafkës së bardhë të vogël me 35 % të folezuesve, Karabullakut të vogël  me 25 %, Çafkës së natës me 13 %, Çafkës së lopëve me 10 %, Çafkës së verdhë me 8 % Kojlikut të zi me 9 %”, thekson AOS.

Vizita në koloni dhe vrojtimi në distancë tregon se pjesa më e madhe e Çafkave të bardha të vogla dhe Karabullakëve të vegjël kanë çelur të vegjlit, ndërsa speciet e tjera vazhdojnë me ngrohjen e vezëve. “Kolonia duket e pashqetësuar dhe në gjendje të mirë. Fotografitë ajrore të lënë të kuptosh se kolonia është pak a shumë në të njëjtën madhësi me viti e shkuar. Megjithatë, numri i çifteve folezues pritet të verifikohet saktësisht në fund të sezonit të folezimit”, – shprehet AOS.

Sipas saj, shifrat dhe fotot dëshmojnë se Divjakë-Karavasta mbetet kolonia më e madhe dhe më e larmishme e Çafkave dhe Karabullakëve në Shqipëri. Kjo koloni është, pa më të voglin dyshim, një vlerë e jashtëzakonshme për larminë biologjike në Shqipëri

      

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME