Categories Lajme

FOTO/ Ky është kosovari i arr estuar në Elbasan që po tra.fikonte pi stoleta, fi shekë dhe tri tol nga Serbia

Ky është 51 vjeçari kosovar Ylber  Ademi, i cili një ditë më parë u kap nga policia teksa po trafikonte plot 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT.

Ademi u prangos në aksin Elbasan – Peqin dhe sipas policisë, armët e tritoli që ai po ptansportonte ishin me origjinë nga Serbia, të cilat i kalonte nëpërmjet Kosovës dhe me destinacion final Shqipërinë.

Burime bëjnë me dije se gjithë këto municione mund të ishin për persona të cilët kryejnë aktivitet kriminal në qarkun e Elbasanit. Kosovari i kishte fshehur pistoletat, fishekët dhe tritolin në makinën e tij tip ‘Benz’ të zi, pikërisht në disa pjesë të ndryshme të krijuara enkas për fshehjen e tyre në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Por sipas informacioneve të Policisë, ky nuk ka qenë rasti i parë që Ylber Ademi ka trafikuar armë. Ai ka transportuar edhe më parë municion dhe tritol në Shqipëri dhe i siguronte jo vetëm në Serbi por edhe në vende të tjera.

Hetimet për këtë rast po ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

1565791155_page.jpg

Ylber Ademi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME