Categories Kuzhina

Supë peshku me perime

Përbërësit: 
▪ 1.5 litra lëng peshku
▪ Selino
▪ Majdanoz
▪ Kripë
▪ Piper
▪ 3 kokrra patate
▪ 3 karota
▪ 8 mashurka
▪ 2 domate
▪ 3 lugë vaj
▪ Qepë Përgatitja: Lajmë perimet me ujë të bollshëm dhe më pas i presim në formë kubike. Në një tenxhere me vaj hedhim qepë të grirë hollë dhe pasi e përziejmë derisa të zverdhet, shtojmë karotat, selino, mashurka dhe pak miell.
Pas këtij procesi hedhim domatet të cilave iu duhet hequr lëkura. Lëngu i peshkut të cilin duhet ta përgatisim që në fillim, i hidhet masës së përzier dhe e lëmë të marrë valë. Më pas hedhim patatet dhe i lëmë të ziejnë rreth 10-15 minuta. Supës i hidhet në fund majdanoz, selino, piper dhe kripë sipas dëshirës. Gjatë kohës së shërbimit në pjatë i hedhim copëza tul peshku të cilat janë të ziera dhe të pastruara nga halat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME