Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Marina Vjollca, është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndërkohë, moderatorja vazhdon të jetë aktive në televizion. Ajo po vijon prezantimin duke ndarë herë pas here edhe emocionet e momentit live me teleshikuesit.

