Categories Sport

FOTO/ Partizani, Demi “bekon” stafin e ri, Orges Shehi thyen heshtjen!

Humbja në derbi tronditi jo pak ambientin në shtëpinë e kuqe, një humbje e cila nuk u prit aspak mirë pasi erdhi në momentin më të papërshtatshëm, përballë një rivali që ishte me një trajner emergjent dhe në një formë jo të mirë.

Franko Lerda do të kujtohet pikërisht për këtë detaj, si trajneri i cili i prishi ecurinë rekord të Partizanit në derbin e kryeqytetit, do të kujtohet për përplasjet e tij të vazhdueshme thuajse me çdo bashkëpunëtor apo lojtar që mendonte ndryshe.

Italiani tashmë është thjeshtë një kujtim i hidhur pasi Partizani ka nisur punën për pjesën e mbetur të këtij viti duke i besuar stolin dyshes Kalari-Tomorri, një zgjedhje provizore, një taktik për të fituar më shumë kohë në mënyrë që të mos gabojnë me trajnerin e ri. Është folur shumë që pasuesi i Franko Lerdës mund të jetë Orges Shehi, ish portier i Partizanit, ish trajner i Skënderbeut.

I ftuar në Sport News Plus, Shehi me diplomaci nuk mohoi kontaktet e as nuk e përjashtoi veten si opsion por për momentin nuk ka asgjë konkrete: “Në futboll merkato e futbollistëve është 2 herë, kurse trajnerët e kanë merkaton e hapur. Unë për etikë dhe për respekt të të gjithëve, do të doja të mos flisja për këtë rast, por deri sa nuk është asgjë konkrete, mendoj që nuk ia vlen të flas”, u shpreh Shehi. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME