Categories Sport

FOTO/ Shqipëria bie ndaj Polonisë, nuk ia del të mbajë të ndezur festën kuqezi

Shqipëria nuk ia del të mbajë të ndezur festën kuqezi, që kishte nisur menjëherë pas triumfit në Budapest ndaj Hungarisë dhe kishte arritur kulmin pikërisht në “Air Albania”, aty ku në fund ishin polakët ata që festuan, falë një suksesi minimal 0-1.

Ia dolën të marrin tri pikët falë një pakujdesie në mbrojtje nga ana e tanëve, por gjatë gjithë 90-minutave nuk treguan asgjë më tepër se kuqezinjtë dhe djaloshi Marash Kumbulla ia doli të izolojë edhe pikën e tyre më të fortë, polakun Lewandowski.

Sfida ishte e balancuar deri në minutën e 76’, me të dy skuadrat që kujdeseshin më shumë për të mbajtur larg rrezikun,sesa për të shkuar te goli, megjithatë një mungesë vëmendjeje e Elseid Hysajt, bëri që të ndëshkoheshim nga ana e Swiderskit, që erdhi nga stoli dhe konfirmoi se është njeriu i momentin për polakët.

Më pas erdhi ajo hedhje sendesh drejt lojtarëve polakë,që solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, pasi bëhej fjalë për një gjest të përsëritur, megjithatë pas një paralajmërimi, skuadrat u rikthen në fushë për të luajtur pjesën e mbetur të lojës. Reja provon gjithçka, duke hedhur në fushë edhe mesfushorët Çokaj e Bajrami, që marrin vendet e Bares dhe Roshit, megjithatë dy tentative të Brojës nuk patën fundin që të gjithë dëshironin dhe vërshëllima finale e arbitrit Turpin la në fuqi suksesin e polakëve.

Pas kësaj ndeshjeje, kuqezinjtë zbresin në vendin e tretë me 15 pikë, dy më pak se Polonia që ngjitet e dytë. Ëndrra për Play Off-in mbetet ende e hapur, por vetëm matematikisht, pasi tani fati nuk është më në dorën tonë, por në atë të polakëve, që vështirë se mund të gabojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME