Categories Lajme

Foto-Video/ “Gjaku s’falet”, qytetarët shqiptarë homazhe në Tiranë, në nder të Afrim Bunjakut

Një grup të rinjsh, pjesë e Tifozëve Kuq e Zi, anëtarë të partive politike opozitare dhe shoqërisë civile, ndezën qirinj dhe përcollën mesazhe në nder të reshterit të rënë në krye të detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku.

“Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, “Gjaku s’falet” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat që mbanin pjesëmarrësit të cilët vlerësuan lart rolin dhe sakrificën e policit të vrarë në krye të detyrës, për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

Foto-Video/ “Gjaku s’falet”, qytetarët shqiptarë

“Jemi mbledhur sot për t’i bërë homazhe heroit dhe për t’i thënë kujtdo që prek territorin tonë se do të marrë përgjigjen e merituar.”– u shpreh një nga të rinjtë.

Ata i bënë thirrje shtetit shqiptar të reagojë në këtë moment vendimtar. Bunjaku u vra të dielën në veri të Mitrovicës gjatë një sulmi me armë ndaj policisë nga një grup terroristësh serbë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME