Categories Lajme

Sa emigrantë paguajnë për pension në Shqipëri? Rriten kontribuesit vullnetarë dhe detyrimi vjetor

Numri i individëve që nuk janë në marrëdhënie pune dhe kontribuojnë vullnetarit në skemën shtetërore të pensioneve, është rritur me 26.3 % në gjysmën e parë të vitit.  Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në 6-mujor, në skemë rezultojnë 8830 kontribues vullnetarë, apo 1841 individë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.  Nga kjo kategori ISSH ka arkëtuar rreth 406 milionë lekë.  Megjithatë kontributet vullnetare zënë vetëm 1.1 për qind të totalit të të gjithë skemës.

Ajo që vihet re nga të dhënat është se 26.3 për qind e personave që kanë derdhur kontribut për sigurim vullnetar gjatë kësaj periudhe, jetojnë jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër jetojnë në Shqipëri. Kjo tregon që qytetarët të cilët kanë pasur disa vite pune në Shqipëri dhe janë larguar në emigrim kanë zgjedhur të derdhin kontribute me qëllim që të përfitojnë pension në vendin e tyre. Gjasat janë që ky kontribut të vijë nga emigrantë në shtete ku nuk ka ende një marrëveshje për njohjen e pensioneve, siç janë Greqia apo Italia.

Sipas llojit të marrëveshjes, 52.1 për qind është sigurim vullnetar; 44.3 për qind i takon mbulimit vullnetar të periudhave, në rastet kur një individ nuk ka plotësuar vitet e punës, dhe 3.6 për qind është sigurim për më shumë të ardhura, sipas Scan.

Nëse do ti referohemi grupmoshave, 68.6 për qind e përbëjnë individët mbi 50 vjeç,  27.4 për qind individët nga 35-50 vjeç dhe 4 për qind, 18-30 vjeç. Nga 1 Prilli 2023 për shkak të rritjes së pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë, sigurimi vullnetar mujor pësoi një kapërcim prej 1300 lekësh, duke arritur në 8640 lekë apo 103 mijë lekë në vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME