Categories Lajme

Fqinjët s’e ndihmuan, djali çon me biçikletë nënën në varreza (Historia tragjike)

Një djalë adoleshent në Indi u detyrua që ta transportonte nënën e tij të ndjerë për në banesën e fundit me biçikletë, sepse fqinjët refuzuan ta ndihmonin.

17-vjeçari Saroj bëri 5 kilometra me këmbë të zbathura, teksa transportonte trupin e nënës së tij me biçikletë drejt pyllit. Kur arriti atje, ai hapi një varr dhe e varrosi, i vetëm, duke përjetuar vec dhimbjes së humbjes edhe indiferentizmin.

Saroj, nga Karlabahali, Odisha në Indi, është tashmë jetim, pasi babai i tij kishte vdekur kur ishte 7 vjeç. Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, nëna e 45-vjeçare e adoleshentit, Janki, kishte humbur jetën gjatë kohës që po shkonte për të mbushur ujë. Ai kishte shkuar t’i kërkonte ndihmë fqinjëve, por këta të fundit e refuzuan për shkak se vinte nga një kastë e ulët.

Sistemi i kastës në Indi, që ndihet ndryshe edhe me emrin Dalit, është më shumë se 3 mijë vjeçar. Hindutë janë të ndarë në grupe strikte hirearkie bazuar në karmën (puna) dhe dharmën (fjala hindu për besimin, por që në këtë rast do të thotë detyrë). Sistemi i kastës është i përdorur gjerësisht në fshatrat e largëta, ndonëse Kushtetuta indiane e ndalon diskriminimin në bazë të kastës që prej vitit 1950.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME