Categories Lajme, Politike

”Moj zonjë ku dreqin e ke pjesën njerëzore!”, gazetari i shkruan për nënën e sëmurë, ministrja hesht

Një gazetar i ka shkruar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me mungesën e ilaceve në spitalin onkologjik, duke qënë se e ëma e tij vuante nga mungesa e tyre.

Ministrja Manastirliu nuk është munduar as ti kthejë përgjigje. Rasti është denoncuar nga deputeti demokrat Bardh Spahia.

Në një postim që ishte edhe shumë emocional duke patur parasysh rastin e dhimbshëm, Spahia i drejtohet ministres:  Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd.

Zoti Spahia, e ka cilësuar këtë rast si një paturpësi kriminale.

Ja postimi i plotë dhe mesazhet që gazetari i ka dërguar Ministres së Shëndetësisë.

Mund të mendohet që një mjek nuk tronditet lehtë, pasi vetë profesioni të stërvit racionalitetin, para të mundurës e të pamundurës.

Por sinqerisht ishte e pamundur të mos prekeshe nga dhimbja njerëzore që përcon ky mesazh i një gazetari, për më të shtrenjtën në jetë, nënën. Ilacet mungojnë tek onkologjiku për trajtimin e të sëmurëve, e ndërprerja e një cikli trajtimi, kushton shtrenjtë, me jetë.

Këtë hall i ka shpjeguar gazetari ministres OGERTA MANASTIRLIU. E ministrja në fjalë as e ka konsideruar për t’i dhënë përgjigje, e jo më të impenjohej për të bërë c’ka i takon, DETYREN!

Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd.

Pra zonjë, së pari detyrimin e ke me cdo qytetar që përballet me shëndetësinë që ti drejton, e sic të është faktuar në mesazh, ajo është situata ku e keni katandisur: onkologjiku pa ilace! Arroganca e padija nuk janë punë zonjë! Të kombinuara me indiferencën janë më së paku paturpësi kriminale!

Duhet t’ju vijë zor, që informoheni për situatën e nuk reagoni! Që ta kesh të qartë: shëndetësia nuk reformohet me fasadë, se ke të bësh me jetë njerëzish, e ato lloj statistikash bëjnë më shumë se të të nxijnë fytyrën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME