Categories Lajme

Fundjava e paqëndrueshme rikthen reshjet e shiut, parashikimi i motit

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti për ditën e Shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

Për ditën e Diel mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes.

Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri 12-18m/s duke u bërë relativisht intensive.

Fundjava e paqëndrueshme rikthen reshjet e shiut, parashikimi i motit

Fundjava e paqëndrueshme rikthen reshjet e shiut, parashikimi i motit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME