Categories Showbiz

Fundjava mbyllur/ Dietologia Blerina Bombaj i përvishet Ramës

Dietologia Blerina Bombaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, që tha se qeveria do të vendosë që nga muaji Tetor deri në Marsin e ardhshëm, të dielat pa makina, të cilat do të duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët. Bombaj shpreh shqetësimin e saj, se bizneset në periferi që mezor i presin fundjavat, tashmë do të shkojnë drejt falimentimit.

“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë, kam vetëm një pyetje të vockël, këto restorantet që punojnë në fundjavë, në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruaa e u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorën stafin në punë, me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujin, plehun, leshin dhe preshin”, shkruan Bombaj, që më pas shton se biznesi i saj nuk ka marrë as pagën e ashtuquajtur të luftës. Bombaj shton me ironi se pret një përgjigje për këtë, ndërkohë që komentet kundër vendimit të Ramës kanë qenë të shumta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME