Categories Sport

Futbolli nuk vazhdon në këto kushte, UEFA vendos

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, në një intervistë për Radio Kiss Kiss në Itali ka folur për rifillimin e Superligës, por edhe të shumë temave të tjera nën cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Duka thotë se në Shqipëri po bëhen përpjekje për rifillimin e kampionatit pavarësisht se më herët për “report tv” ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është ende herët, por numri 1 i federatës shton se në rast se rrezikohet shëndeti lojtarëve ka të ngjarë të mos nisë fare.

“Ne në Shqipëri po diskutojmë për rifllimin, kemi propozuar të rillojmë kampionatet në fund të majit, por është i nevojshëm një protokoll mjekësor. Ne duam të kthehemi të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur, por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve. Nëse nuk kemi siguri, nuk kthehemi të luajmë.

Është e pamendueshme që të ndiqet e njëjta linjë në të gjithë Europën. Numri i të infektuarve ndryshon nga vendi në vend. Qëllimi është që të mbarojnë garat, natyrisht, por në disa vende ata tashmë kanë vendosur të mbyllin kampionatet. Kush i mbyll ato pa i mbaruar turnet, atëherë është UEFA që vendos nëse do t’i pranojë në garat evropiane.

Do të jetë komision i cili do të vendosë për pjesëmarrjen në kupat evropiane, sipas argumenteve që do të paraqiten. PSG dhe Lion për mendimin tim do të luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, vendimi i qeverisë franceze nuk ndikon, ata mund të ndalojnë kampionatin francez, jo kupën evropiane,”- u shpreh Duka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME