Presidenca ka vënë në pikëpyetje draft-opinionin e Komisionit të Venecias, që ka rrjedhur në media.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi evidenton pikërisht datën që mban dokumenti 29 shtator 2019, ndërkohë që sot data është 26 shtator.
Blushi: Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.Blushi thotë se jemi të paqartë nëse kjo është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër.Megjithatë qëndrimi i Presidencës është i qartë: zero shkelje të kushtetutës nga Presidenti.Më herët Tedi Blushi në një postim në facebook shkruajti se Meta ka mbrojtur Kushtetutën dhe ka shmangur gjakderdhjen.
Reagimi i Tedi Blushit: Zero shkelje të kushtetutës! HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!
E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTURKushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!ORANEWS
