Categories Teknologji

Galaxy S11 vjen me një ekran SAMOLED

Për vite me radhë, Samsung ka qenë një udhëheqës në shitjet e telefonave celular, por edhe i pakrahasueshëm në ekrane. Jo vetëm kur bëhet fjalë për telefonat mobil nga ky prodhues – Samsung është gjithashtu furnizuesi më i madh i ekraneve me cilësi për pothuajse të gjithë prodhuesit e tjerë të telefonave mobilë.

Shpesh kemi shprehur vlerësimet më të larta për cilësinë e ekranit në telefonat Samsung, dhe tani prodhuesi i Koresë së Jugut shkon më tej: në vendlindje, Samsung sapo ka patentuar teknologjinë e ekranit SAMOLED, i cili duhet të debutojë në telefonat Samsung Galaxy S11 ose Fold 2.

Duhet theksuar se kjo nuk është aspak një teknologji Super AMOLED që ishte aktuale disa vjet më parë, kjo është diçka krejtësisht e re.

Këta telefona, ose të paktën Galaxy S11, pritet të debutojnë gjatë muajit shkurt në Barcelonë. Sigurisht, është logjike të pritet që teknologjia SAMOLED do të japë cilësi edhe më të mirë të ekranit dhe do të zëvendësojë llojin aktual të ekranit Dynamic AMOLED në telefonat Samsung.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME