Categories Lajme

Moti i keq përfshin vendin/ Llogaraja hapet pas 5 orësh! Era rrëzon shtyllat elektrike e pemë, mbeten pa energji disa fshatra në Vlorë

I gjithë vendi ynë është ‘pushtuar’ nga moti i keq ditën e sotme, ku nuk kanë munguar stuhitë e shiut e era e fortë. Moti i keq ka shkaktuar problem të konsiderueshme në Vlorë, ku si pasojë janë dëmtuar disa shtylla elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimit fidrin në Radhimë. Si pasojë e këtij dëmi kanë mbetur pa energji elektrike zonat Dukat, Tragjas e Llogara. Po ashtu për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë aksi rrugor në Llogara ishte pakalueshëm për 5 orë si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi rrugë.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq, ka patur probleme në portin e Vlorës, ku raportohet se janë krijuar dallgë deri në dy metra. Si pasojë Kapiteneria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e lundrimeve të gjitha mjeteve të peshkimit. Edhe në Sarandë janë pezulluar lundrime për shkak se në det janë krijuar dallgë që shkojnë deri në 6 ballë. Probleme janë shfaqur në Durrës ku janë, porti ka ndërprerë punën.

Probleme me energjinë elektrike ka si pasojë e këputjes së përcjellësve të rrymës ka patur edhe në qarkun e Gjirokastrës ku kanë mbetur 23 fshatra pa energji. Po ashtu në Elbasan 22 fshatra janë pa drita për shkak të defekteve të shkaktuara nga era.

IGJEUM, njofton se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në fundin e ditës së sotme (e martë, dt.12) dhe pjesën e parë të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.13).

Pamje nga Llogaraja:

Zhbllokohet rruga, pas 5 orësh hapet Llogaraja, prefekti: Problem dritat!

Terren, rruga e Llogarasë ka qenë e bllokuar për disa orë pasi era e fortë ka bërë që të këputen degë dhe trungje pemësh duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Pas punës së bërë për heqjen e tyre nga akset rrugore, qarkullimi i automjeteve nga Dukati drejt Llogarasë, bëhet pa asnjë problem. Operatorët e OSHEE në sfidë me motin e keq me erëra dhe shi për të rikthyer energjinë elektrike në këtë zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME