Categories Lifestyle

Pse duhet të pini ujë të ngrohtë me limon çdo mëngjes

Po përpiqesh ta eliminosh kafen e mëngjesit? Një filxhan me ujë të nxehtë me lëng limoni të freskët është një alternativë ideale që shumë nutricionistë e rekomandojnë për ta pirë çdo ditë – dhe kjo jo vetëm prej aromës së freskët. Më poshtë janë renditur katër arsye të forta për ta bërë këtë recetë të shpejtë ritual të çdo mëngjesi

Shërben çdo ditë si detox: ndërsa limoni mund të jetë i pasur me acid, ai është një burim shumë i mirë i mineraleve alkaline, të cilat ndihmojnë në balancimin e pH në trup.  Dr. Frank Lipman, mjek dhe përfaqësues i mjekësisë integruese, thekson se kjo recetë e thjeshtë duhet të bëhet ritual në mëngjes, sepse është një kombinim që vë në punë mëlçinë dhe pastron toksinat nga organizmi.

Vë në punë aparatin tretës: ky lëng i thjeshtë stimulon aparatin gastrointestinal dhe në këtë mënyrë përmirëson aftësitë e organizmit për të absorbuar të gjitha ushqimet e marra gjatë ditës dhe për t’i tretur më lehtësisht ato.

Stimulon rënien nga pesha: lëngu i limonit përmban pectin, një lloj fibre e cila ndihmon shumë për rënien nga pesha. Dhe nëse do t’i shtosh ujit me limon pak mjaltë ose sheqer në mëngjes, kjo përzierje do të ulë kaloritë nga dieta e përditshme.

Eliminon problemet e stomakut: Kur shkon në shtrat me stomakun plot, urthi ose barku i fryrë do të të bezdisin deri në mëngjes. Ndërsa uji i nxehtë pastron sistemin tretës, lëngu i limonit ndihmon në uljen e aciditetit në stomak, kështu që do ta ndiesh veten më të lehtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME