Categories Kuzhina

Gatuan pene me gorgonzola, njihuni me kuzhinierin më të mirë të makaronave në botë

Është japonez kampioni i ri i botës në gatimin e makaronave. Pas dy ditësh garë, kuzhinieri Keita Yuge fitoi në Paris, titullin e Master of Pasta 2019 al Barilla Pasta World Championship në sajë të pjatës së tij “Pene me gorgonzola me aromë japoneze”. Fitorja e tij u shënua këtë të shtunë në kryeqytetin francez, si akt ekskluziv i Barilla Pasta World Championship, ku konkurruan 14 kuzhnierë nga vende të ndryshme të botës, nga 350 mysafirë ndërkombëtar, ekspertë dhe operator të sektorit.

Keita Yuge është një kuzhinier multidisiplinor, i cili ka njohuri të gjerë në kuzhinën italiane. E ka zhvilluar talentin e tij në disa nga restorantet më të mirë në Paris, (G. Savoy), Tokio (Chez Inno), Osaka (Quinto Canto) dhe në Yokoama (Salone 2007).

“Jam krenar që jam fituesi i ri i ‘Barilla Master of Pasta’. Dëshira ime është që t’iu përcjellë gjeneratave të reja gjithë njohuritë e mia të këtyre viteve”, deklaroi Yuge, teksa fitoi trofeun e bronztë, të frymëzuar nga makaronat. Në recetën e kuzhinierit Yuge, përbërësi thelbësor është një salcë me midhje ostriche dhe aromë japoneze “Sake, Sansho, Yuzue” me salcë gorgonzola

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME