Një nënë e dy fëmijëve zbuloi se çdokush mund të ketë qasje në smartfonin e saj, pasi ajo e pajisi atë me një mbrojtës xhami prej 2.50 eurosh. Lisa Neilson, 34 vjeç, nga Castleford-i i Britanisë së Madhe, bleu mjetin mbrojtës për pajisje, për të mbrojtur nga ndonjë dëmtim eventual Samsung S10-shin e saj.
Por, ajo zbuloi se çdokush mund t’ia zhbllokonte telefonin nëpërmjet gishtit të madh. Pasi vendosi skanerin e gjurmëve të gishtërinjve duke përdorur gishtin e djathtë, ajo zbuloi se mund të përdorë edhe gishtin e majtë për ta zhbllokuar, i cili nuk ishte i regjistruar për akses në pajisjen e saj.
Neilson e vërtetoi teorinë e saj, pasi që qasje nëpërmjet secilit gisht kishte edhe burri i saj. Samsung ka thënë se përdoruesit duhet të përdorin vetëm mbrojtës të autorizuar të ekranit. Një zëdhënës i Samsung i tha ‘Daily Mail’ se “po e hetonin këtë çështje”.
