Categories Lajme

She rr me thika në lokalin e natës! plag.osen 8 vetë, mes tyre një shqiptar i Kosovës

Një mbrëmje tradicionale rumune përfundoi në sherr me grushte dhe me thika në Lido Tevere në Ponte San Giovanni. Dy persona u arrestuan për tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë, njëri prej të cilëve shqiptar ndërsa tjetra rumune. Të dy kishin shkuar për të kaluar mbrëmjen në klubin e natës.Aty takojnë ish-partneren e shqiptarit dhe pas kësaj nisi sherri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.30 të natës mes të hënës dhe të martën.

Shqiptari dhe rumuni ishin të armatosur me thika dhe përfundimisht goditën me thikë gjashtë të tjerë për të shuar mosmarrëveshjen: dy shqiptarë, tre rumun dhe një kosovar. Dy agresorët gjithashtu u plagosën. Në atë kohë nuk kishte asnjë klient tjetër.

Nga të plagosurit, tre janë rëndë, por jo në rrezik për jetën. Dy gratë rumune 21 dhe 30 vjeç dhe një burrë 38 vjeç u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalin Santa Maria della Misericordia. Ata kanë plagë në qafë, shpinë, këmbë, kyçe, duke iu nënshtruar shumë qepjeve. Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar cilat ishin arsyet e vërteta të mosmarrëveshjes dhe pse burri dhe gruaja shkuan në atë vend të pajisur me thika./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME