Categories Politike

Gazetari zbulon sekretet e presidentit serb Vuçiç: Shpesh flet shqip

Gazetari në Beograd, Idro Seferi, ka zbuluar disa detaje në komunikimin mes tij dhe presidentiT serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë konferencave për shtyp.

“Shumë shpesh presidenti Vuçiç në konferenca krijon interaksion me gazetarët dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që ‘po’”, ka treguar ai në Info Magazine.

“Vuçiç po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroshevac, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën”, rrëfen gazetari.

Ndërkaq, Seferi ka treguar edhe për një pyetje që i ka bërë ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, për Kosovën.

“E kam pyetur se kur do të ndërpresë së lobuari kundër pavarësisë së Kosovës dhe ai më tha se kur të ndalojë Shqipëria së lobuari pro pavarësinë e Kosovës”.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e tensionuar kohëve të fundit, për shkak se qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka vendosur taksë 100% për mallrat serbe, derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME