LAJME TË MIRA NGA HIMARA JONË! Një ekspeditë e gërmimeve arkeologjike pranë varrezës tumulare në Himarë, përmbylli me rezultate mbresëlënëse punën e saj.
Gjatë gërmimeve u zbuluan edhe disa objekte arkeologjike, mes të cilave një enë balte dhe një majë heshte e përjudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr).
Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian, ndërkohë që kultura e dokumentuar në to, është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë.
Tuma ndodhet në shtratin e përroit të Korramit, për këtë arsye specialistët e DRTK Vlorë dhe Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore po punojnë për konservimin dhe rimbulimin e strukturave dhe varreve të tumës.
E gjitha kjo me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme nga prurjet e përroit përgjatë muajve të dimrit, duke patur gjithmonë ndihmën e pakursyer të kolegëve të Bashkia Himarë.
#repost Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë.