Categories Lajme

GHB, droga që ka hyrë në tregun shqiptar, Karamuço: Pa ngjyrë dhe pa shije. Të bën të “vdekur” nga pafuqia

Eksperti i Kriminalistikës, Erion Karamuço në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” ka ngritur shqetësimin për drogën që po përhapet gjerësisht në vendin tonë, GHB, ose siç quhet ndryshe droga e përdhunimit.

Gjatë kësaj interviste, eksperti i kriminalistikës, shpjegoi se si ndërvepron kjo drogë dhe efektet që shkakton tek njeriu, gjithashtu shtoi një tjetër problem është se pas 24 orësh nuk mbetet më asgjë nga përdorimi.

“Ky vit ka pasur një specifik sepse nga 40 vrasje që llogarisim deri tani, kemi 12 vrasje ndaj femrave . Pra është rekord. Është bërë shumë aktuale dhe në Shqipëri kjo. Këto drogëra nuk kishim ndonjë traditë të madhe që i përdorim, por kemi pasur një tendencë për të futur sintetike këto dy vite, sidomos pas pandemisë nga këto festivale ndërkombëtare, ka filluar në Shëngjin, më pas në Bashtovë, për të vijuar në Dhërmi, ku pati edhe një hetim. GHB është droga sintetike e përdhunimit, kështu quhet në të gjithë botën.

Është një lëndë, pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije. Është pluhur por edhe ampulë. Mund ta hedhësh në gotë, fillon një lloj mpirje. Është anti-depresant, ti relaksohesh, ulen rrahjet e zemrës, humbet ndërgjegjen dhe mundësinë e  reagimit, mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Janë arrestuar edhe persona që vinin nga Anglia. Duket se ka gjetur treg në Shqipëri nga këta grabitqarët që synojnë femrat, që duan edhe të shfrytëzojnë sepse është e problemi i kujtesës sepse nuk mban mend gjë.

Duhet të ketë kontroll për 24 orë sepse nuk mund të gjesh më asgjë pas 24 orësh. Rasti i 26-vjeçares është i dyshuar, thonë që ia kanë hedhur në pije. Por ende nuk dihet. Kemi pasur taksisë, që marrin të rinj pasi mbarojnë festa në clube dhe kanë një sjellje të humbur. Ajo është një ampulë, por organizimi varet sesi e përballon. Është edhe e frikshme dhe duhet sa më shumë sensibilizim”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se GHB nuk është më shumë se 20-25 euro dhe zhduket nga trupi pas 24 orësh.

“Jam në dijeni që në paketën e sigurisë që u miratua këtë vit, është një iniciativë që ndërmerr policimi në komunitet, por jo deri në masën që flasim ne sepse mosha e tyre disa terma nuk i kuptojmë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera shton se ka edhe qendra online ku mund të porosisësh drogë.

“Është ulur mosha e të rinjve që fillojnë ti provojnë, nga 14 kanë nisur në 12. Këta njerëz që fillojnë kaq shpejt, në moshën 30-vjeçare fillojnë bëhen për psikolog dhe për psikiatër”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME