Categories Kuzhina

Gjella e famshme franceze, supë me qepë

Kjo gjellë do të bëhet një ndër racionet më të preferuara në familjen tuaj dhe shto edhe faktin se është një prej gjellërave më të shëndetshme. Kjo supë me shije të jashtëzakonshme do të bëhet gjellë e preferuar në shtëpinë tuaj dhe është një para gjellë e zakonshme në kuzhinën e veçantë franceze.

Përbërësit:

– ¼ e filxhanit gjalpë të pakripur;
– 6 degë të vogla trumze të freskëta (bën edhe temjan të thatë);
– 1 fletë dafine;
– 2 kilogramë qepë (të prera vertikalisht);
– 1 lugë sheqer;
– 6 filxhanë ujë mishi të pakripur të viçit (uji në të cilin është zier mishi i viçit);
– 2 lugë uthull vere;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 1 lugë piper i zi i bluar;
– 14 feta bukë baget;
– 100 gramë djathë të fortë.

Përgatitja:

Në fund të tenxheres së madhe qitni gjalpin, trumzën, fletën e dafinës dhe shtoni qepën e grirë. Qitni të gjithave sipër sheqer. Mbuloni me kapak dhe lërini të gjitha të marrin ngjyrë karameleje. Kur të shihni që qepa ka marrë ngjyrën e çokollatës, hiqni trumzën dhe fletën e dafinës. Pastaj shtoni ujin e mishit, uthullën, kripën dhe piperin.

Zieni rreth gjysmë ore në temperaturë të lartë. Nxehni furrën në 250 gradë Celsius. Bëni tost fetat e bukës baget. Në enë rezistuese ndaj zjarrit vendosni supën dhe sipër shtoni edhe 2 feta buke bagetë e 2 feta djathi të fortë. Të gjitha këto futni në furrë dhe piqni derisa djathi të shkrihet dhe të marrë ngjyrë gështenje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME