Categories Lajme

Gjenden në Durrës 190 ora dore të vjedhura/ Arrestohen dy djemtë që iu futën në banesë një 32-vjeçareje, ishin të fiksuar pas…

Dy djem u arrestuan nga policia e Durrësit, pasi akuzohen se janë autorët që i janë futur në banesë një shtetaseje në datën 16 qershor dhe i kanë vjedhur tre orë dore.

Në pranga ra edhe 30-vjeçari që përvetësoi njërën nga orat e vjedhura prej dy të rinjve. Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit, u gjetën 190 ora dore, të dyshuara të vjedhura.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Watches”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhet vjedhja e 3 orëve të dorës, në banesën e një shtetaseje, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Arrestohet edhe 30-vjeçari që përvetësoi njërën nga orat e vjedhura. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 190 ora dore, të dyshuara të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Watches”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

A. A., 31 vjeç dhe M. V., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.06.2022, kanë vjedhur 3 ora dore, në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.

Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, shtetasi K. N., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse ka përvetsuar njërën nga orat që dyshohet se shtetasit A. R. dhe M. V. e kanë vjedhur në banesën e shtetases P. N.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 190 ora të markave të ndryshme, të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME