Categories Lajme

Gjermani/Studimi: Më pak refugjatë, më shumë punëtorë migrantë

Sipas një studimi të organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD, Gjermania si më parë është një destinacion i preferuar si vend migrimi. Në bazë të një studimi krahasues të OCED, Gjermania renditet pas SHBA-së si vendi i dytë më i preferuar nga migrantët. Nga ana tjetër numri i të ardhurve si refugjatë në Gjermani ka rënë, në vend të tyre drejt Gjermanisë vijnë të huaj që kërkojnë punë apo duan të studiojnë, shprehet eksperti i OECD për migracionin, Thomas Liebig.

Në studim konstatohet edhe një fenomen tjetër. Gjithnjë e më pak punëtorë vijnë nga Europa Lindore. Polonia për shembull po kalon gjithnjë e më shumë nga një vend ku emigrohej në një vend destinacion për punëtorët migrantë. Ndërkohë që gjithnjë e më shumë vetë nga Ballkani Perëndimor kërkojnë punë në Gjermani. Në të njëjtën kohë ka rënë ndjeshëm numri i kërkesave për azil nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Thomas Liebig e sheh modelin e “Rregullores së Ballkanit Perëndimor” të inicuar nga qeveria gjermane gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015 si model për vende të tjera të OECD-së. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është e suksesshme, thotë ai.

Aktualisht shanset e atyre që kërkojnë punë në Gjermani janë shumë të mira. Në fund të vitit 2018, gati 70% e të ardhurve kishin gjetur punë. Por punët që bëjnë ata janë të thjeshta, shumë të ardhur ose nuk paguhen mirë, ose janë të mbikualifikuar.

Megjithatë pritet valë e re refugjatësh

Sipas studimit, në vitin 2018 në Gjermani ka rënë numri i kërkesave të para për azil me 18,3%, gjithsej janë shtruar 162.000 kërkesa në këtë vit. Në të gjitha vendet anëtare të OECD janë shtruar 1,07 milionë kërkesa për azil. “Ky është një nivel shumë shumë i ulët”, thotë Liebig.

Por OECD pret që në vitet e ardhshme të ketë sërish një valë të re refugjatësh. “Ne vetëm nuk e dimë, se kur”, thekson eksperti i migracionit, Thomas Liebig. Ekspertët vënë re po ashtu se në vendet e OECD ndryshimet në politikën e azilit kanë sjellë përshpejtimin e procedurave të azilit dhe përdorimin më të mirë të qendrave pritëse. Në BE në tërësi kërkesat e para për azil kanë rënë në nivelin e vitit 2014, por Komisioni Europian raportoi, se në korrik të këtij viti është shënuar një rritje e shpejtë e kërkesave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME