Categories Lajme

‘Sa vjeç është ai fëmijë në sediljen e parë?!’ Po.licia u h.eq patentat prindërve

Policia Rrugore nuk po i kursen gjobat ndaj prindërve që ulin fëmijët të pasiguruar në makina. 20 personave u është pezulluar patenta dhe 167 të tjerë janë gjobitur,

Në njoftimin e Policisë thuhet se me gjithë fushatën mediatike sensibilizuese dhe kontrollet etë zhvilluar nga Policia e Shtetit, para nisjes së sezonit të ri shkollor, kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit tregojnë se ende shumë drejtues mjetesh, prindër apo të afërm të fëmijëve, nuk i sigurojnë fëmijët me rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit.

Sjellja e tyre shkakton jo vetëm pasoja ligjore për drejtuesit apo personat përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve në moshë jomadhore, por ekspozon ndjeshëm këta të fundit ndaj rrezikut dhe pasojave që mund të vijnë si rezultat i përfshirjes në aksidente rrugore.

Vetëm përgjatë katër ditëve të fundit, janë proceduar 167 drejtues mjetesh dhe persona përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve, nga të cilët 20 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit, pasi është verifikuar se transportonin fëmijë në moshë jomadhore, pa vendosur rripin e sigurisë apo sistemet e fiksimit.

Gjithashtu, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 58 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar, si dhe janë vendosur 1 800 masa të tjera administrative, kryesisht për ndalim qëndrimi dhe mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve pranë shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME