Categories Politike

Gjermania paralajmëron për “pasoja të rënda” nëse Rusia sùlmon Ukrainën

Ministri gjerman për Çështje Ekonomike, Robert Habeck ka paralajmëruar se gazsjellësi rus “Rrjedha Veriore 2” mund të përballet me “pasoja të rënda” nga Gjermania, nëse Rusia e sulmon Ukrainën. “Çdo veprim i ri ushtarak nuk mund të kalojë pa pasoja të rënda”, tha Habeck duke iu referuar grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën. “Çështja e vënies në funksion (të gazsjellësit ‘Rrjedha Veriore 2’) mbetet e hapur dhe duhet të vendoset sipas ligjit evropian dhe gjerman”, shtoi ai.

Por, lidhur me gazsjellësin nuk mund të pritet asnjë “nëse ka shkelje të reja të integritetit territorial” të Ukrainës, tha ministri gjerman në një intervistë të publikuar më 19 dhjetor në Frankfurter Allgemeine Zeitung. Habeck po ashtu tha se një pushtim i Rusisë do ta shtynte Berlinin që ta rimendonte bashkëpunimin me Moskën sa i përket gazsjellësit.

Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” thuhet se do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani. Por, ky projekt është zvarritur për vite me radhë dhe është kritikuar nga aleatët e Gjermanisë në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Poloninë. Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kundërshtojnë këtë gazsjellës pasi argumentojnë se do të vinte në rrezik sigurinë energjetike të Evropës duke rritur varshmërinë nga gazi rus. Por, po ashtu do t’ia pamundësonte Ukrainës që të fitonte nga taksat për transitin e gazit.

Qeveria e re gjermane veçse ka kërcënuar se do ta bllokojë funksionalizimin e gazsjellësit nëse Rusia e pushton Ukrainën. “Në rast se kemi përshkallëzime të mëtejme, ky gazsjellës nuk do të funksionalizohet”, tha deklaruar ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Projekti “Rrjedha Veriore 2” është duke pritur miratimin nga rregullatorët gjermanë. Kompania që kontrollon këtë gazsjellës ka dorëzuar dokumentet për të rinisur procesin e certifikimit. Por, edhe nëse miratohet nga rregullatorët gjermanë, funksionalizimi i gazsjellësit duhet të miratohet edhe nga Komisioni Evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME