Categories Lajme

Gjermania rikthen kárántinën për Shqipërinë, njihuni me rregullat e reja

Gjermania krahas vendosjes së masava kufizuese për popullatën e saj, ka rikthyer karantinën 10-ditore për individë të cilët shkojnë nga Shqipëria. Të gjithë qytetarët shqiptar që do të shkojnë në territorin gjerman do t’i duhet t’i nënshtrohen një izolimi 10-ditor të detyrueshëm. Ky lajm është bërë publik nga ana e ambasadës shqiptare në Gjermani, ku listohen rregullat që qytetarët duhet të kenë parasysh përpara se të ndërmarrin udhëtimin e tyre.

Njoftimi i plotë: I Informacione aktuale të rëndësishme për udhëtimet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë:
Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë vazhdon të jetë i vlefshëm Për udhëtimet hyrëse në drejtim të Gjermanisë vlejnë rregullat e karantinës dhe E RE: Regjistrimi elektronik i hyrjes. Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë kushtëzuar nga COVID-19 vazhdon të jetë i vlefshëm. Nëse gjatë këtij dimri planifikoni të udhëtoni në drejtim të Shqipërisë lutemi të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale paralajmëron edhe më tej për të gjitha udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme në drejtim të Shqipërisë (përfshirë pushimet, lejen për në vendlindje, vizita te të afërmit etj.).

Nëse vendosni që megjithë këtë paralajmërim të udhëtoni drejt Shqipërisë, mbani parasysh që Ambasada Gjermane në Shqipëri nuk mund t’ju ndihmojë për kthimin tuaj në Gjermani, nëse gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit merren masa të tjera kufizuese për kufizimin e udhëtimeve dhe / ose të jetës publike. Lutemi të mbani gjithashtu në konsideratë, që në Shqipëri nuk garantohet kujdes mjekësor sipas standardit gjerman. Gjatë udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani vlen thuajse gjithnjë detyrimi për karantinim 10-ditor.

Gjatë hyrjes në Gjermani – pavarësisht nëse udhëtoni me avion, apo në rrugë tokësore me autobus apo automjet privat – ndërsa ktheheni nga Shqipëria apo nga një zonë tjetër risku me Covid-19: duhet që përpara hyrjes të regjistroheni në ëëë.einreiseanmeldung.de dhe dëshminë e regjistrimit ta mbani me vete, pas hyrjes në Gjermani të shkoni direkt në destinacionin tuaj dhe të vendoseni nën një regjim vetëizolimi / karantine 10-ditore (në pjesën më të madhe të rasteve karantina nuk mund të zëvendësohet më prej një testi të bërë direkt para apo pas hyrjes në

Gjermani); Informacione më të sakta për çdo land federal mund të merrni pranë qendrës shëndetësore, që është përgjiegjëse për destinacionin tuaj në Gjermani. E rëndësishme: rregullat e karantinës kanë të bëjnë vetëm me ata persona, të cilëve aktualisht u lejohet të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Ato nuk nënkuptojnë shfuqizim apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimeve hyrëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME