Categories Lajme

Ish deputeti publikon shifrat: Jemi vendi me më shumë mjekë të larguar nga jeta në botë nga covid

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një postimi në facebook, ka publikuar statistikat e mjekëve që kanë humbur jetën si pasojë e Covidit në vend. Shehu shprehet se numri i 28 mjekëve që kanë humbur betejën me Covidin, e rendit Shqipërinë ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve të bluzave të bardha në botë.

Ish-deputeti kërkon nga instancat shtetërore të marrin masa dhe të nisin vaksinimin e personelit shëndetësor sa më parë. Gjithashtu ai thekson se mbrojtja e mjekëve nuk sigurohet me dhënien e dy maskave në javë. Statusi i plotë: Humbjet nder me te lartat ne Bote te jeteve te mjekeve- arrogance, diskriminim e deshtim! Mbrojtja e fillimi i vaksinimit Covid te personelit brenda 15 Janarit, domosdoshmeri! Shqiperia duke arritur dje ne 28 humbje mjekesh nga Covid, renditet nder vendet me numrin me te larte ne rruzull per keto vdekje: Nr total.  % mbi vdekjet.  % mbi mjeket.

Shqiperia     28                 3,2                     1,3

Maqedonia e Veriut 12       0,6                     0,24

Italia 218 0,36  0,09  Gjermani  28      0,14      0,006

Nje realitet tragjik ky si pasoje e falsitetit te masave mbrojtese ndaj mjekeve e personelit, qe realisht mungojne ne te gjithe sistemin. Mbrotja e personelit nuk sigurohet me dhenin e dy maskave ne jave mjekut te familjes, me mungesat e medha ne spitale, me amulline e plote organizative ne institucione, me mungesen e testimeve per personelin e pacientet, etj, etj. Te diskriminosh keshtu personelin eshte nje veper kriminale per te cilen edhe Prokuroria duhet te veproje.  Nje situate e tille tejet e veshtire per kete personel te devotshem, jep efekte tragjike dhe mbi shendetin e jeten e qytetareve duke imponuar:

Fillimin e vaksinimit te personelit shendetesor brenda 15 Janarit, si kudo ne Europe. Marjen e masave mbrojtese ne sistem, perfshi dhe testimin e plote te personelit e pacienteve. Ndryshe keto shifra, se bashku me humbjet e jeteve ne pergjithesi do te njohin vetem rritje me cmim te pa llogaritshem njerezor. Por fatkeqesisht shenjat nuk jane aspak optimiste! As mbrojtje e as vaksina, as per personelin e as per shqiptaret ne teresi, qe kane nevoje per reth 5,5 Milion doza te tilla!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME