Categories Lajme

Gjetën drogë dhe sende për përpunimin e saj në një banesë në Shkodër, 3 në pranga dhe 6 në kërkim

Nga kontrollet e policisë në një banesë të pabanueshme, pranë lumit Kir, janë gjetur rreth 13.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende për përpunimin e lëndës. Policia ka identifikuar 9 pjesëtarët e grupit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u vunë në pranga 3 nga pjesëtarët e grupit kriminal dhe vijon puna për kapjen e 6 të tjerëve.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10 274 bimë cannabisi, në fshatrat Kir dhe Pult, veprimtari kriminale e cila u shkatërrua nga Policia e Shkodrës, në gusht të këtij viti, si rezultat i fazës së 12-të të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe hetimet për të zbardhur veprimtarinë e një grupi kriminal të implikuar në kultivimin dhe prodhimin e cannabisit.

Gjenden në një banesë të pabanuar, në afërsi të lumit Kir, rreth 13.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Ditën e djeshme, si rezultat i hetimeve intensive, Policia identifikoi 9 pjesëtarët e grupit dhe ndaloi 3 prej tyre.

Në gusht të këtij viti, Policia i asgjësoi grupit kriminal, 10 274 bimë cannabisi, të kultivuara në fshatrat Kir dhe Pult.

Në kuadër të goditjeve të njëpasnjëshme antidrogë, të Policisë, kanë vijuar hetimet për të dokumentuar ligjërisht veprimtarinë kriminale të 9 shtetasve, të cilët të organizuar si grup, kultivonin dhe prodhonin lëndë narkotike cannabis sativa, në fshtara të ndryshëm në Malësinë e Shkodrës.

Nga kontrollet, shërbimet e Policisë gjetën në një banesë të pabanuar, në afërsi të lumit Kir, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 13.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga këta 9 shtetas, të cilët u identifikuan dje, si rezultat i hetimeve intensive të ndjekura proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u vunë në pranga 3 nga pjesëtarët e grupit kriminal dhe vijon puna për kapjen e 6 të tjerëve.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10 274 bimë cannabisi, në fshatrat Kir dhe Pult, veprimtari kriminale e cila u shkatërrua nga Policia e Shkodrës, në gusht të këtij viti, si rezultat i fazës së 12-të të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME