Categories Lajme

Vrasja e Edmond Papës, prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq dy miqtë e Aleksandër Sadikaj

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet duke marrë të pandehur Albano Velo dhe Andrea Bode, të cilët akuzohen si personat që morën pjesë në grupin  e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa. Dy personat e marrë të pandehur janë shokët e Aleksandër Sadikaj, i vrarë me tritol në zonën e TEG.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së Edmond Papa u rregjistrua në Tiranë në 16 dhjetor 2022. Ndërsa pas krimit policia mundi të arrestojë Albano Velon, djalin e një ish-punonjësi Policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë dhe shpalli në kërkim Andrea Bode.

Krimi lidhet me një seri ngjarjesh të tjera të ndodhura në Sarandë, Tepelenë, Tiranë dhe Greqi, për shkak të përplasjeve mes anëtarëve të dy grupeve kriminale. Vrasja e Edmond Papa u realizua 6 muaj pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj në zonën e rreth rrotullimit të TEG në Tiranë. I riu Sadikaj rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin ”Blues Sky”, që është në pronësi të Edmond Papa dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici.

Ky person por edhe individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, në rrugë operative dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin ky ai kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.

Në vazhdim të këtyre dyshimeve, familjarët dhe persona të rrethit shoqëruar të Aleksandër Sadikaj, janë angazhuar privatisht për të mësuar detaje me qëllim hakmarrjen për vrasjen e personit të tyre të afërm. Në objektivin e familjarëve dhe vetë babait të Aleksandër Sadikaj, Edmond Papa, ka qenë njeriu kryesor i dyshuar si autor dhe organizator i këtij krimi të rëndë të ndodhur në 11 qershor 2022./Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME