Categories Showbiz

Gjiko akuzohet për përdhunimin e një 15-vjeçareje, skandali që po trondit martesën me Elitën

Reperi Asdren Gjikolli i njohur nga të gjithë si Gjiko, ka dalë të premten para gjykatës në Prishtinës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur në vitin 2015. Ndërkohë që karriera artistike e tij vitet e fundit ka ecur mjaft mirë dhe reperi ka fituar famë, duket se në jetën personale po has vështirësi të mëdha.

Mediat kosovare raportojnë se reperi ka mashtruar një adoleshente 15 vjeçare duke i thënë se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në videoklipe. Në një aktakuzë të ngritur në vitin 2017, Gjiko akuzohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, pasi e kishte ftuar në banesën e tij dhe i kishte dhënë substanca narkotike.

Në letrën e akuzës thuhet se pasi e ka marrë në shtëpinë e tij, me mashtrime dhe premtime për ta bërë këngëtare dhe pjesëmarrëse në shumë klipe, ai i ka dhënë substanca narkotike vajzës, që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç. Më pas, ai ka abuzuar seksualisht me të miturën, e cila ka denoncuar ngjarjen 2 vite më pas.

Nga ajo kohë për Gjikon jeta ka vazhduar normalisht, madje është bërë edhe baba i dy fëmijëve nga martesa me prezantuesen Elita Rudi. Videot e tyre familjare me dy fëmijët Zëri dhe Bota, madje i kanë bërë një ndër familjet më të pëlqyera dhe të dashura për publikun kosovar dhe atë shqiptar.

Por, duket se dalja në skenë e kësaj historie ka ndikuar edhe në martesë.  Edhe pse dikur tregonte shumë nga momentet me fëmijët dhe bashkëshortin, Elita kësaj here ka zgjedhur të heshtë dhe të mos publikojë asgjë që ka lidhje me bashkëshortin e saj në rrjetet sociale. Mediat në Kosovë shkruajnë se çifti ka patur konflikte rreth kësaj teme por megjithatë Elita ka vendosur ta mbështesë Gjikon në procesin gjyqësor. Pritet të jetë vendimi i gjykatës ai i cili do të përcaktojë edhe të ardhmen e marrëdhënies së tyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME