Categories Lajme

Protestat japin efekt, Rama largon dy nga ministret e qeverisë! Zyrtarizimin do e bëjë vetë nesër

Në një kohë krize dhe protestash kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe gjithë produkteve ushqimore bazike dhe jo vetëm, nesër pritet që të ketë ndryshime të disa ministrave në qeveri.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se nesër pritet të ketë ndryshime të disa ministrave në kabinetin e tretë qeveritar të kryeministrit Edi Rama dhe do jetë vetë ai që do i bëjë zyrtare.

Sipas të dhënave, emrat që lakohen se do të largohen nga kabineti qeveritar janë ato të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj, të cilat kanë qenë në qendër të kritikave nga publiku për shkak të deklaratave publike dhe rritjes së çmimeve.

Ministrja e Financave tha në një dalje televizive pak ditë më parë se një shqiptar që merr 130-140 euro  në muaj nuk konisderohet i varfër. Kjo deklaratë e saj ngjalli një reagim të madh në rrjet që sigurisht përkthehet në she një pakënaqësie në publik.

Në anën tjetër, ministrja e Bujqësisë jo pak herë ka bërë xhiron e memeve me deklaratat e saj. Me siguri e mbani mend deklaratën e saj ku tha se do hapim shkolla për barinj.

Gjithsesi do na duhet të presim deri nesër për të parë reagimin zyrtar të kryeministrit Rama, por largimi i këtyre dy ministeve është i sigurt. Ende nuk dihet kush do jenë dy zëvendësuesit apo zëvendëueset e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME