Categories Lajme

GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për ndryshimin e masës së sigurisë

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ish-ministri, i cili është nën hetim për çeshtjen e inceneratorëve, është lënë sërish në burg nga gjykata. Ndaj Lefter Kokes rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Lefter Kokës për lirim nga qelia. Në rekurs Koka kerkoi heqjen e masës së sigurisë arrest me burg të vendosur më 2 janar të këtij viti, për shkak të problemeve shëndetësore.

Por sipas Gjykates se Lartë, organi i akuzës nuk ka arsyetuar në asnjë pjesë të kërkesës për vendosjen e masës se sigurimit, në lidhje me papërshtatshmërinë e masave të tjera të sigurimit, ndërkohë që është detyrim ligjor i tij që të argumentojë se pse masat e tjera të sigurisë nuk janë të përshtatshme për t’u aplikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME