Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Një takim i cili është kërkuar nga ana e deputetit Gjuzi me qëllim parashtrimin e disa kërkesave nga ana e tij mbi Reformën Zgjedhore.
Gjuzi kërkoi bisedime më makro ku krahas aktorëve politikë të të gjitha ngjyrave të përfshihen edhe akademikë në debatin politik mbi sistemin zgjedhor. “Ne i bëjme me dije kryetarit të Kuvendit që të organizojë një takim makro me të gjithë aktorët partiak dhe akademikët. Shqipëria në 30 vite ka heq të zitë e ullirit nga vjedhësit e votës.
Ne na duhet një bashkëbisedim me qytetarët për zgjedhjet, ku 90 % e qytetarëve kërkojnë lista të hapura dhe ne nuk mund ti ndalojmë sepse do të bëhet kryeministër një i dënuar. Ne nuk mund të jemi delja e zezë e Evropës. Duhet të bëjmë zgjedhje të lira dhe të barabarta, të gjitha këto ja bëra të dije kryetarit të kuvendit.”- tha Gjuzi.
