Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest në burg pa agat per shtetasin Agron Hameti, si dhe burgim me me afat 30 ditor për të vëllanë Astrit Hameti dhe Nusret Hoda ,të tre të arrestuar si të implikuar në ngjarjen e ditës së diel pasdite,ku humbi jetën në plazhin e vjetër shtetasi Stavri Mino. Para trupit gjykues të kryesuar nga Laurent Fucia kanë dalë të tre shtetasit Astrit Hameti 46 vjec ,Agron Hameti 56 vjec ,vëllezër me njëri-tjetrin si dhe Nusret Hoda 57 vjec, ndërsa avokat i tyre ka që në Tomor Cano. Probleme gjatë seancës ka paraqitur vetëm shtetasi Astrit Hameti,i cili i ka kërkuar gjyqtarit të qëndrojë ulur edhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetsore. Një gjendje që duket se ka ardhur pikërisht për shkak edhe të ngjarjes së rëndë , të ndodhur në zonën plazhit të vjetër në Vlorë . Masa është dhënë edhe deri në përfundim të hetimeve,për ngjarjen e ndodhur ditën e dielë ne Vlorë. Ngjarja e rëndë u rregjistrua në zonën e plazhit të vjetër,ku pas një grindjeje të castit mes tre personave të arrestuar dhe 56 vjecarit Stavri Mino,por edhe vëllait të tij,Mino ra pa ndjenja në tokë ,duke goditur kokën në pjesën e pasme të saj, dhe duke humbur jetën. Nga policia u tha se shkak ishte një grindjeje e castit mes personave të përfshirë në konflikt te ndërsa policia nuk e ka konfimruar ende në se personat e përfshirë në grindje kishin apo jo ndonjë konflikt për pronën,teksa një konflikt i tillë vijon ende të mbetet një dyshim nga grupi hetimor.Të tre arrestuarit, nga polcia gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor kanë deklaruar se nuk kishin aspak si qëllim të arrinin deri në situatën e rëndë ,ku humbi jetën 56 vjecari Mino,ndërsa konflikti mes tyre nisi në zonën e plazhit të vjetër,pranë një lokali,shumë afër zonës ku edhe kanë banesat e tyre,v.iktima, por edhe tre shtetasit e ar.restuar.
Categories
Lajme
Gjy.kata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë, për tre shtetas
