Të martën futbollisti i njohur me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe partnerja e ti, Leonita janë bërë prindër për herë të parë të një vajze. Ndërsa emrin e vajzës e zbuloi pasditen e djeshme e Leonita, ku të dy sëbashku kishin vendosur ta quanin vajzën e tyre Ayana, një emër mjaftë unik. Prindër për herë të parë, të një vogëlusheje të ëmbël, përse çifti zgjodhi këtë emër për vajzën e tyre të parë.

Sipas, ‘Prive.al’, është mësuar edhe kuptimi i veçantë i emrit të vajzës së çiftit të njohur.
Vajzë me sy të mëdhenj dhe e mbrehtë në karakter, ky është kuptimi i emrit Ayana që rrjedhimisht është edhe një emër mysliman.
Rrjedh nga rrënja (sytë) AIN-Y-N, e cila përdoret në shumë vende në Kur’an.
Por nga ana tjetër, ky emër bazuar në kulturën etiopiane, ka kuptimin e një luleje të bukur./ Prive.al
