Categories Lajme

Pas dorëheqjes së “kupolës”, komandohet drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës (EMRI)

Kadastra e Vlorës është zhytur në kolaps, teksa janë dorëhequr brenda një muaji tre drejtorë. I pari që dha dorëheqjen më 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt ditën e djeshme.

Me urdhër nga Tirana është komanduar në postin e drejtorit të Kadastrës nëndrejtori Taulant Canameti. Ky i fundit ka marrë detyrën e nëndrejtorit vetëm pak ditë më parë dhe sot është komanduar në postin e drejtorit, duke i mbajtur të dyja detyrat njëkohësisht. Komandimi i tij në postin e drejtorit është bërë, pasi është i vetmi që ngelet në këtë institucion në postin e drejtimit. Shkak për lëvizjet masive në Kadastrën e Vlorës mësohet është një konflikt në lidhje me një çështje në jug të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME