Categories Politike

Gjylameti replikon me Berishën: Je gojë e ligë

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit e quajti “ndrikull”.

“Që normalisht do të duhej që në moshën që keni zoti Berisha së paku duhet të kishit reflektuar për çfarë fatkeqësie keni qenë për këtë vend, do t’ju bënte sot nder jo juve, por të gjithë kolegëve të opozitës. Në anën tjetër unë nuk kam asnjë merak për familjarët e mi. Duke nisur që nga ai që është bashkëshorti im, ku disa nga zonjat që ke përkrah mohojnë bashkëshortët, as për ndonjë merak për fëmijën tim nesër. Si kundër do kesh merak, jo vetëm ju Berisha, por edhe të tjerë për fëmijët e tyre, më pak kam merak për ndonjë kunat që ta mohoj atë, më pak kam merak për atë që ke vendosur kryetar.

Frika që ke sot të duket në çdo moment kur flet, në çdo fjalë që flet nga goja, një gojë e ligë që e ka mbytur këtë vend, që nga fjalët më të ndyra, tek mallkimet më të mëdha. Je fatkeqësia e këtij vendi dhe do të doja që sot të reflektojë dhe të tregojë që vërtet kam bërë gjëra në këtë vend, por sot reflektoj dhe them kam bërë gabim. Sot e kuptoj frikën tuaj, sepse sot po jetësohet një reformë në drejtësi që do të bëjë që as ty as Lulzim dhe as ndonjë koleg tjetër që është i lidhur me krimin, dhe jo vetëm, por edhe me sekuestrimin e pasurisë që ke vendosur ndër vite”, u shpreh Gjylameti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME