Categories Sport

Go.ditje e rë.ndë për De Biazin, Klinsman merr 4,5 mln dollarë dhe e lë përsëri të papunë!

Xhani De Biazit i ikën përsëri një tjetër ekip nga duart në momentin e fundit. Ai që dukej si opsioni më i mirë për të vazhduar karrierën në pankinë për ish-trajnerin e përfaqësueses shqiptare është kthyer përsëri në një mundësi të humbur dhe këtë herë fajin e ka Jurgen Klinsman.

Xhani De Biazi deri një javë më parë cilësohej si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Ekuadorit, e cila ishte në kërkim të një tekniku europian që të ringjallte përsëri këtë skuadër që në vitet e fundit ishte paraqitur shumë dobët në aktivitetet ndërkombëtare e kërkon që të mos humbë shansin për të shkuar në Botërorin 2020.

Trajneri bëri gati stafin e tij dhe zhvilloi edhe bisedime konkrete me drejtuesit e Federatës së Ekuadorit, duke qenë shumë pranë firmës me të. Por ashtu si në rastin e Polonisë një vit më parë, në ditët e fundit ndryshoi gjithçka.

Në skenë hyri Jurgen Klinsman, i cili ishte pa ekip që nga viti 2016, kur u largua nga drejtimi i SHBA.

Sipas mediave gjermane, negociatat kanë shkuar mirë dhe Klinsman jo vetëm që ka bindur Federatën e Ekuadorit që ta punësojë, por ka siguruar edhe një rrogë vjetore prej rreth 4,5 milionë dollarësh në vit.

Diferencën e ka bërë fakti se ai është paraqitur në takim si ish-trajneri i Gjermanisë dhe SHBA, edhe pse me këtë të fundit nuk arriti të korrte suksese të mëdha. Dy përfaqësuese që në sytë e drejtuesve të Federatës së Ekuadorit ishin qartësisht më të mira se Shqipëria, ndonëse vlerësohej se De Biazi bëri mrekullinë duke çuar kuqezinjtë në Euro 2016.

Ndaj zgjedhja ka rënë mbi Klinsman i cili shumë shpejt do të prezantohet në pankinën e Ekuadorit.

Kësisoj, De Biazi i rikthehet kërkimit për një pankinë të re për të vazhduar karrierën e tij, me shumë mundësi në pritje që të rishfaqet një shans në Serinë A ku emri i tij është lakuar shumë herë, por pa fund të lumtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME