Categories Sport

Gol dhe asist, Messi “zot” i Argjentinës! “Fundoset” Meksika

Argjentina siguron suksesin e parë në Kupën e Botës, Katar 2022, por përfaqësuesja “Albiceleste” i falet përsëri kapitenit dhe njeriut lider, Lionel Messi-t.

7 herë fituesi i “Topit të Artë” ishte përcaktues në triumfin ndaj Meksikës, në një sfidë shumë të ekuilibruar dhe ndaj një kundërshtar shumë të mobilizuar në mbrojtje.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, në një fraksion ku meksikanët provuan të testonin mbrojtjen argjentinase, ndërsa të besuarit e Scaloni-t u treguan të saktë në prapavijë, por jo kërcënues në portën e Meksikës.

Fraksioni i dytë solli një panoramë tjetër, me Argjentinën që e zhvendosi kundërshtarin në metrat e fundit, duke dominuar në çdo aspekt dhe pse goditjet në portë ishin pika më e dobët e Messi-t me shokë.

Në mesin e pjesës së dytë, në minutën e 64-të Messi veshi “kostumin” e superheroit, duke realizuar një perlë të vërtet nga distance, një gol personal dhe një gol “alla” Messi, me numrin 10-të i cili jo vetëm u çlirua në aspektin personal, por ndryshoi të gjithë mentalitetin e skuadrës.

“Pleshti” shënoi golin e dytë në këtë Botëror dhe të tetin në karrierën e tij duke barazuar legjendën Diego Armando Maradona, por edhe rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

1-0 dhe meksikanët provuan të reagonin, por e kishin të vështirë, me Argjentinën që provoi kundërsulmin, por goli i dytë erdhi nga një goditje e gjitha personale e talentit Enzo Fernandez.

Futbollisti i Benfica-s shënoi në minutën e 87-të duke vulosur ndeshjen, ndërsa për të ishte një gol për tu vendosur në “kornizë”, pasi ishte goli i parë me përfaqësuesen në ndeshjen numër pesë për të.

Në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat, por  në renditje po. Tani Argjentina katapultohet në vendin e dytë të Grupit C me 3 pikë, një më pak se Polonia që kryeson me 4 dhe do të jetë kundërshtari i radhës, ndërsa Meksika zbret në vendin e fundit me 1 pike, dy më pak se Arabia Saudite, kundërshtari i radhës për ta.

Argjentinë-Meksikë (2-0)

Kupa e Botës Katar 2022

Gol dhe asist, Messi “zot” i Argjentinës! “Fundoset” Meksika87′-Pas asistit të dhuruar nga Messi, Fernandez realizon golin e parë me Argjentinën dhe është një “kryevepër”.

Gol dhe asist, Messi “zot” i Argjentinës! “Fundoset” Meksika64′-Gool! Super Lionel Messi, “pleshti” realizon një perlë të vërtetë dhe i dhuron avantazhin Argjentinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME